Adoleshentja në prag të vdekjes, shkak përdorimi i tamponit

Një vajzë adoleshente ka qenë në prag të vdekjes për shkak të një infeksioni bakterial si pasojë e toksinave nga përdorimi i tamponëve.

Peyton Cables ishte 15 vjeç kur u diagnostikua me një sëmundje të rrallë. Trupi i saj filloi të tkurret dhe ajo kishte rrahjet e zemrës së një fëmije.

Vajza u transferua në reanimacion dhe gradualisht organet e saj, mëlçia dhe veshkat filluan të përkeqësoheshin.

Mendohet se vajza u përkeqësua dhe mori infeksionin pas përdorimit të tamponit edhe pse ajo insistoi që nuk  kishte mbajtur atë më shumë se 8 orë, aq sa rekomandohet.

Vajza e kishte të pamundur të ecte, të hante dhe të flinte dhe ajo u stabilizua pas përdorimit të antibiotikëve të fortë.

Vajza është tmerruar nga përdorimi i tamponit dhe kur kanë kaluar dy vite nga momenti që u diagnostikua me sëmundjen e rrallë dhe pasi ka marrë veten, ajo ka filluar fushatë në rrjetet sociale për të ndërgjegjësuar të gjitha femrat për efektin e dëmshëm që sjell përdorimi i tyre. 

Share With:
Translate »
976 Views