E pabesueshme, vogëlushja 2 vjeçe ngjitet në 30 metra lartësi (video)

Një vogëlushe vetëm dy vjeçe ka habitur me shkathtësinë e saj mbarë internetin. Ellie Farmer ende pa mësuar të ecë mirë, arrin të ngjitet deri në 30- metër lartësi. Ajo filloi të ngjitet në muret e shtëpisë 8 muaj përpara se të mësonte të ecte mirë. Vajza nga Arizona ngjitet rregullisht në palestër në lartësi të mëdha, madje edhe pa ndihmën e litarëve. Prindërit e vogëlushes 2 vjeçare të cilët janë shumë krenarë për të, thonë se ajo gjithmonë ngjitet në mure pasi ata janë siguruar që në tokë të jetë vendosur një dyshek, ndërkohë qw e vëzhgojnë vazhdimisht teksa vogëlushja ndjek pasionin e saj.

Share With:
Translate »
539 Views