Adoleshentja që shtoi vetëm 1 kg gjatë shtatzënisë: Nuk e dija…

Një adoleshent nuk e dinte se ishte shtatzënë, derisa iku në spital, sepse nuk kishte treguar asnjë shenjë të shtatzënisë.

Charlotte Thomson, tani 21 vjeç, i kishte periodat e rregullta dhe nuk ndryshoi nga masa e saj 38, ndaj nuk e priste aspak që të bëhej nënë.

7 muajshe

Ajo nuk dinte asgjë derisa shkoi në spital me gjakderdhje dhe dhimbje të mëdha stomaku, ku mjekët i thanë se ishte gati për të lindur.


2 dhe 3 muaj shtatzënë

Vajza e saj Molly, tani 2 vjeçe, lindi dy orë më vonë.

Charlotte shprehet për “Daily Mail”:

“Barkun e kisha të sheshtë dhe periodat më vinin rregullisht, kështu që isha e shokuar kur e zbulova. Nuk e besoja që isha shtatzënë, derisa linda. Ishte e frikshme të bëheshe nënë pa e ditur. Por nuk e ndryshoj Molly-n për asgjë në botë dhe ndihem kaq me fat”.


6 dhe 8 muajshe

Charlotte, e cila mbeti shtatzënë me një ish-të dashur, tha se ajo shtoi vetëm 1.4 kg gjatë shtatzënisë dhe ndihej më e lodhur se zakonisht, por fajësoi jetën e saj të shfrenuar.

“Mendoja se e kisha ngaqë dilja gjithë kohës”.

Në dhjetor të 2015-s, ajo u zgjua në orën 02:30 dhe kuptoi se kushte gjakderdhje.

“Piva një paracetamol dhe shpresoja që të më kalonte. Por dhimbja u shtua dhe isha në agoni. Shkova në tualet dhe pash që të brendshmet e mia ishin plot me gjak. Sapo më kishin mbaruar periodat, ndaj u frikësova. Ndaj mora një taksi dhe ika në spital. Aty kuptova se isha 9 muajshe shtatzënë dhe gati për të lindur”, kujton Charlotte, e cila në atë kohë ishte vetëm 19 vjeçe.

Mjekët shpjeguan se ajo nuk iu rrit barku, sepse vajza e saj ishte pozicionuar poshtë brinjëve.

Share With:
Translate »
806 Views