Adoleshentja shtazënë me burrin 22 vite më të madh, ç’ndodhi pasi zbuloi se ai kishte familje dhe tre fëmijë
Në platformën TikTok është duke qarkulluar videoja e një vajze të re, e cila si 18-vjeçare mbeti shtatzënë me burrin që në ato momente i ishte 40 vjeç.
“Gjithçka shkoi mirë, nuk ka pasur kurrfarë problemi, por në muajin e gjashtë të shtatzënisë mësova se ai ka grua dhe tre fëmijë të tjerë”, tha ajo, duke theksuar se këtë e kishte pranuar edhe vetë ai.
Reagimet e kësaj vajze i habitën të gjithë, pasi siç thotë ajo, pavarësisht se ka pranuar publikisht për këtë problem, ata në fund mbetën së bashku dhe nuk u ndanë.
“Gruaja e tij kishte ditur gjithçka, atanuk janë më bashkë”, ka thënë autorja e videos. Por ajo nuk i shpëtoi kritikave të shumta.
Shumë e këshilluan se ajo po e prezanton këtë rrëfim si diçka të mirë, por në fakt është e trishtueshme.
“Jeta sapo ka filluar për ty, dhe ka filluar me plot trishtim. Do ta kuptosh edhe vetë kur të arrish moshën e partnerit tënd”, shkruante një ndër komentuesit.
