Afrona Dika na prezanton me të ëmën, nënë e bijë duken si dy pika uji
Fundjavën që lamë pas Afrona Dika dhe Blero kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre. Çifti i njohur organizuan një dasmë të madhe, në të cilën nuk munguan emocionet e shumta dhe atmosfera e bukur. Celebrimi ishte një nga pjesët më të bukura pasi Afrona dhe Blero u betuan për dashuri të përjetshme, por edhe se u shoqëruan drejt altarit nga personat më të rëndësishëm. Blero zgjodhi bijën e tij, Tarën, ndërsa Afrona si të gjitha vajzat u shoqërua në altar nga babai i saj.
Duke qenë se vëmendjen e mori i ati, atë mbrëmje nuk e vumë re mamanë e Afronës, por bukuroshja nuk mund të mos e prezantonte edhe të ëmën. Ditën e sotme bashkëshortja e Bleros ka publikuar një fotografi nga dita më e rëndësishme e jetës së saj, në të cilën shihet përkrah të ëmës.
Nga fotoja dallohet se nënë e bijë kanë një ngjashmëri të madhe dhe duket se Afrona ka marrë tiparet më të bukura nga e ëma. Madje ndjekësit e Dikës e kanë komplimentuar nënën e saj, sepse në fillim kanë menduar se ajo ishte motra e Afronës.