Agron Llakaj humb babain: U pamë sot në mëngjes, nuk e dija që…
Aktori i humorit Agron Llakaj ka humbur njeriun më të shtrentjë, babain. Lajmin e hidhur e dha vetë aktori në një postim në ‘Instagram’.
Postimi:
“Ahh ku ta dija o babushi im i mirë, se do ishte ditëlindja jote e fundit
Babai im,gojëmjalti ti,e qeshura jote ilaҫ…aaahh mor bab ҫ’të të them e ҫ’të shkruaj për ty?!
U pamë sot në mëngjes dhe nuk mendova se po të puthja e përqafoja për herë të fundit.
Babi im, ike…,po të pret Bardha,bija jote dhe motra jonë,tragoja gjithë mallin tonë babi…
Qofsh i parajsës ashtu siҫ shpirtin e kishe babi im!
Kam gjithҫka nga ty dhe shpirti yt i mirë, që do t’i ruaj deri kur Zoti të na bashkojë serish!????
Lamtumirë o i shtrenjti ynë, tregoi shtruar Zotit gjithë historitë e tua, ashtu bukur dhe qeshur siҫ tregoje Ti
Sa më mungon mor bab…ahhhh…”, shkruan aktori krahas fotos së publikuar me prindërit.