Sinan Hoxha dhe Andrra Destani, nga takimi i parë deri tek prindër të një djali

Ai ishte në një qendër tregtare në Gjermani së bashku me miq, ndërsa ajo me një shoqe të saj, fanse të çmenduar të Sinanit. Vajzat kishin dalë për shopping kur u ndeshën me Sinanin, këngëtarin e njohur të muzikës popullore shqiptare, që sapo i pa, e kuptoi menjëherë se ishte radha e një fotoje tjetër.

Kjo është historia e takimit të parë të Andrrës dhe Sinanit, që ata të dy e kanë treguar disa herë në media, por jo me shumë detaje mes rreshtave. Andrra Destani, vajza bukuroshe shqiptare që jetonte me prindërit në Gjermani, nuk e kishte as idenë më të vogël kush ishte Sinani, nuk i njihte thuajse fare këngët e tij dhe as e kishte ndjekur ndonjëherë në koncerte.

Por kaq u desh. Një rastësi e ëmbël, e cila solli më vonë disa takime dhe pas tyre, lidhjen e dashurisë, disa muaj më pas fejesën dhe pas saj edhe martesën. Sot, ata janë ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it shqiptar, që janë bekur edhe me një fëmijë, të cilin e kanë mik gjithashtu me miqtë e tyre virtualë.

Të ftuar pasditen e sotme në “Rudina” për të promovuar bisnesin e tyre të ri në Tiranë, Andrra dhe Destani iu rikthyen historisë së dashurisë dhe rrëfyen disa detaje të cilat nuk i kishin përmendur më herët.

Ndërsa i rikthehet romancës së disa viteve më parë, Sinanit i vjen për të qeshur kur kujton copëza situatash nga takimet e tyre të para. Më shumë se me gjithçka, ai akoma bën çudi më drojën e Andrrës dhe brishtinë e një vajze të rritur në Gjermani. Megjithatë, atë që ai nuk do ta harrojë asnjëherë dhe ajo për të cilën do të jetë gjithmonë i sinqertë është mendimi i parë sapo e pa Andrrën: “Doni të jem i sinqertë deri në fund? Ndoshta do të duket demode, por sapo e pashë për herë të parë, mendova: ‘O Zot, sikur të ishte gruaja ime kjo…’. Këtë mendova. E them demode, sepse njerëzit nuk besojnë, në përgjithësi, në dashuri me shikom të parë”, – tha Sinani.

Po kush nuk e beson dashurinë me shikim të parë kur mendon që pas saj është Andrra? I ndodhi edhe Sinanit, që pasi e takoi për herë të parë, i goditi në zemër, e dashuroi dhe i vuri qëllim vetes. Ajo do të ishte e zgjedhura e jetës së tij.

Cilido të ishte kushti, ai do ta paguante.

Share With:
Translate »
1552 Views