Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, ka prekur publikun me rrëfimin e saj më të ndjerë gjatë një interviste për Dalina Buzin, ku foli hapur për dëshirën për të pasur një fëmijë.
Artistja u shpreh se dashuria për fëmijët ka qenë gjithmonë pjesë e saj, por së fundmi ky mendim është bërë edhe më i pranishëm në jetën e saj.
“Unë gjithmonë kam dashur që të kem fëmijë sepse i dua jashtëzakonisht shumë fëmijët. Është e vërtetë që ky mendim ka qenë më i shpeshtë në mendjen time kohët e fundit”, u shpreh Elvana.
Ajo tregoi se do të kishte dashur që ta kishte përjetuar më herët mëmësinë, duke e cilësuar ardhjen e një fëmije si një bekim të madh në jetë.
“Sigurisht që do kisha dashur që ta kisha një fëmijë edhe më herët dhe është një ëndërr që dhe unë të kem bekimin që të kem një fëmijë në jetë”, tha këngëtarja.
Në fund, Elvana emocionoi me mënyrën si e përshkroi dëshirën e saj për t’u bërë nënë:
“Do doja shumë që të kisha një fëmijë siç jam unë për prindërit e mi, që kujdesem, të kisha një Elvanë të vogël që kujdeset për mua.”