Ajo 24, ai 85 vjeç, më i madh se gjyshi i saj: Po përpiqemi për fëmijën e parë

Një çift i martuar me një diferencë moshe 61-vjeçare po përpiqen të krijojnë një familje, pavarësisht se bashkëshorti 85-vjeçar është një dekadë më i madh se gjyshi i nuses. Miracle Pogue, 24 vjeç, nga  Misisipi, u takua me bashkëshortin Charles Pogue, 85 vjeç, kur ajo po punonte në një lavanderi në vitin 2019 dhe dyshja krijuan shpejt një miqësi.

Ajo 24, ai 85 vjeç, më i madh se gjyshi i saj: Po përpiqemi

Pavarësisht diferencës së moshës, dyshja po kërkojnë IVF (Fertilizim in vitro) me shpresën për të krijuar një familje për të siguruar që Charles, i cili nuk ka fëmijë, të lërë pas një brez të ri.

Ajo 24, ai 85 vjeç, më i madh se gjyshi i saj: Po përpiqemi

Ish-agjenti i pasurive të paluajtshme, i cili tashmë është në pension, Charles më në fund vendosi të pranonte ndjenjat e tij për infermieren një vit më vonë dhe ai i propozoi në shkurt 2020.

Ajo 24, ai 85 vjeç, më i madh se gjyshi i saj: Po përpiqemi

Miracle thotë se nëna e saj Tamika Phillips, 45 vjeç dhe gjyshi Joe Broën, 72 vjeç, e mbështetën lidhjen që në fillim pasi panë se sa të lumtur e bënte pensionisti, por babai i saj Kareem Phillips, 47 vjeç, ishte më i vështirë për t’u bindur.

Ajo 24, ai 85 vjeç, më i madh se gjyshi i saj: Po përpiqemi

“Nuk më intereson nëse është 100 apo 55 vjeç, më pëlqen për atë që është. Mendova se ai ishte ndoshta 60 ose 70 vjeç sepse duket shumë mirë. Ai është gjithmonë në këmbë dhe aktiv”, tha 24-vjeçarja.

Ajo 24, ai 85 vjeç, më i madh se gjyshi i saj: Po përpiqemi

“Gjyshi im tha nëse unë jam e lumtur dhe kjo është ajo që dua të bëj, atëherë ai është i lumtur. Kurse babai im ishte si ‘absolutisht jo, aspak’. U desh shumë kohë për ta bindur atë, por unë e pyeta nëse donte të humbiste vajzën e tij përgjithmonë. Nëse ai nuk do të vinte në dasmën time, do të më kishte humbur përgjithmonë. I thashë se kisha nevojë për mbështetjen e tij dhe për të më shoqëruar në altar. Kur takoi Charles dhe foli me të, nisi ta donte.”

Ajo 24, ai 85 vjeç, më i madh se gjyshi i saj: Po përpiqemi

“Dita e dasmës ishte e mrekullueshme, ishte dita më e mirë e jetës sime. Nuk ka asnjë problem me diferencën në moshë. Njerëzit që bëjnë komente në internet nuk më interesojnë, ne thjesht i lëmë të komentojnë. Jemi shumë të lumtur bashkë. Mezi presim të krijojmë një familje së bashku”.

Ajo 24, ai 85 vjeç, më i madh se gjyshi i saj: Po përpiqemi

Pavarësisht diferencës në moshë, Miracle thotë se është e dëshpëruar të krijojë një familje me Charles dhe shpreson të ketë dy fëmijë.

Ajo 24, ai 85 vjeç, më i madh se gjyshi i saj: Po përpiqemi

“Dua që ai të ketë një brez tjetër. Ne po kërkojmë një klinikë IVF për të folur për opsionet tona. Shkuam në një klinikë IVF më parë, por ndjemë paragjykim edhe pse ata nuk më njohin. Ndoshta mosha e Charles do të na pengojë të kemi fëmijë, por unë jam mendjehapur. Ne përgatitemi për gjërat dhe ai thotë se mund të mos jetë këtu për pesë vjet. E di realisht se do të jetoj më gjatë se ai, kështu që përpiqem të jetoj dhe të argëtohem dhe të përjetoj sa më shumë që të mundem me të. Ne përpiqemi ta jetojmë jetën.”

Miracle tha se ajo merr reagime të shumta në internet nga njerëzit që pretendojnë se po përdor Charles për paratë e tij, megjithatë ajo u përgjigj duke thënë se është një infermiere dhe ka paratë e saj.

Burimi: Dailymail

Share With:
Translate »
85 Views