Ajo ka shumë dhimbje… duket sikur do të lindë, por nuk është shtatzënë”

Një burrë, i cili mori në telefon emergjencën kur e fejuara e tij kishte dhimbje të forta barku, këmbëngulte që ajo nuk ishte shtatzënë, disa minuta përpara se ajo të lindte një djalë. Gareth William kërkoi ndihmë pasi Rhiannon Oldham kishte dhimbje të forta në shtëpinë e tyre, në qytetin e vogël të Pontnewynydd, Mbretëri e Bashkuar. Çifti mendonte se Oldham kishte shtuar disa kile pas periudhës së festave dhe Williams tha se një “top i madh” po dilte nga barku i saj.

“Ajo ka shumë dhimbje, duket sikur do të lindë, por nuk është shtatzënë”, tha Williams gjatë telefonatës. “Diçka po del prej saj, por nuk e di çfarë është”. Pak sekonda më vonë, vjen në jetë fëmija i tyre i parë Phillip Alan. “Oh jo! Jo, ajo është duke i dhënë jetë një fëmije”, tha Williams. “Çfarë duhet të bëj? Fëmija po qan dhe po lëviz”. Shërbimet emergjente dërguan menjëherë një mami në shtëpinë e tyre. Çifti, të cilët u fejuan ditën e Shën Valentinit, tashmë janë në shtëpi me djalin e tyre që erdhi papritur, por në gjendje të mirë shëndetësore. Ata janë shumë të lumtur me ardhjen në jetë të djalit të tyre. “Ishte një tronditje e madhe, sepse ne nuk kishim asnjë ide që ajo ishte shtatzënë”, tha Williams për The Independent. “Dy javët e fundit kemi qenë shumë të turbulluar. Para pak kohësh po planiãkonim për martese, tani po mendojmë të rrisim një fëmijë”, tha Oldham.

Share With:
Translate »
774 Views