Formula magjike se si të rrisni fëmijë të edukuar dhe të dashur

Të gjitha nënat dëshirojnë që fëmijët e tyre të jenë sa më të lumtur. Duke pasur këtë tendence shpesh nënat bëjnë edhe gabime në rritjen e fëmijëve të tyre. Edukimi i fëmijës është diçka shumë e komplikuar që kërkon durim e bashkëpunim.

Detyra e prindit bëhet veçanërisht e vështirë nëse nuk dëgjoni nevojat dhe dëshirat e fëmijës dhe nënvlerësoni personalitetin e tij. Këto janë gjashtë gjërat që një nënë nuk duhet të bëjë për fëmijën e saj:

Ta ndihmoni shumë

Kur një prind nuk e lejon fëmijën të bëjë gjërat vetë, ai nuk e ndihmon fëmijën të rritet. Duke e veshur, duke i bërë detyrat, duke zgjidhur çdo problem, ju pengoni zhvillimin e autonomisë së tij.

Ta ndëshkoni për çdo gabim

Sipas disa studimeve, ndëshkimi i fëmijëve nuk është asgjë tjetër, veçse lojë pushteti, ku prindi tregon se është më i fuqishëm. Ndëshkimi mund të shkaktojë frikë, pakënaqësi madje armiqësi mes jush.

Të zgjidhni ju për të

Duke filluar nga veshja, aktivitetet jashtëshkollore madje edhe miqtë. Të vendosësh se çfarë është e mirë dhe çfarë jo për fëmijën e bën atë të ndihet i paaftë të shprehë veten. Lëreni të zbulojë vetë interesat pa iu imponuar.

Të flisni në emër të fëmijës

Nëse ndërhyni në bisedat e fëmijës dhe përgjigjeni ju për të, do ta vini fëmijën në siklet. Kjo e bën atë të frikësuar.

Të bëni krahasime

Asnjëherë mos i krahasoni fëmijët me motrat, vëllezërit, shokët ose shoqet. Përkundrazi, nxiteni fëmijën të zhvillojë talentet dhe dëshirat e tij, pavarësisht se mund të jenë të ndryshme nga kushdo tjetër.

T’i thoni gjithmonë po

Nëse e mbështesni fëmijën për gjithçka, sepse i druheni reagimit të tij, ju nuk po e edukoni siç duhet fëmijën. Që fëmija të rritet e të bëhet i përgjegjshëm, është e nevojshme që ta kufizoni për gjërat që nuk mund të bëjë.

Share With:
Translate »
740 Views