Ajola pozon në muajin e shtatë të shtatzaninsë dhe prapë është aq elegante

Kryebashkiaku i Tiranës dhe bashkëshortja e tij konfirmuan thashethemet e shtatzanisë me rastin e 1 Qershorit, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Mediat raportonin se çifti është në pritje të një djali që mund të vijë në jetë në vjeshtë. E ndërkohë që kryebashkiakun Veliaj e shohim çdo ditë në ekran si pasojë e punës së tij, të gjithë jemi kuriozë të dimë sesi duket Ajola gjatë këtyre ditëve që është në pritje të një fëmije.

Kuriozitetin na e ka shuar vetë ajo përmes një fotoje që ka publikuar sot, ku shfaqet e veshur me të zeza dhe shumë klas. Bashkëshortja e Veliajt rrezaton në këtë foto dhe këtë ia vënë në dukje edhe miqtë e saj në Instagram. Ndoshta ndikon edhe ngjyra që ka zgjedhur për të veshur, por Ajola nuk të jep fare përshtypje se është shtatzënë, aq më tepër në muajin e shtatë. /Kids’Time/

 

Share With:
Translate »
907 Views