E pyesin nëse e fejuara është shtatzënë, Justin Bieber sillet aq keq me gazetarët

Kjo verë ka qenë e mbushur plot me lajme surprizuese për yllin kanadez, Justin Bieber. Papritur, Justin vendosi të fejohej me modelen, Hailey Baldwin. Pas fejesës kanë dalë thashetheme nga më të ndryshmet për çiftin e famshëm. Fillimisht u përfol se ata do të realizonin një dasmë shumë private, ndërsa më vonë u shkruajt se ata do të bëhen prindër për herë të parë. Për këtë çështje të fundit, është pyetur Justin nga paparacët.

Për dasmën ai nuk ka dhënë asnjë koment, ndërsa kur dikush e ka pyetur nëse e fejuara e tij është shtatzënë, Justin nuk është përmbajtur dhe i ka folur jo fort mirë fotografit.

“Çfarë halli ke, vëlla? Ti dukesh krejt normal dhe shumë i zoti në këtë punë. Nuk arrij ta kuptoj përse ke dëshirë të marrësh një rritje rroge. Më kupton ç’dua të them! Tani ule kamerën në tokë dhe flasim”,-u shpreh Justin.

Fotografi është detyruar t’i bindet Justin. Ai nuk ka një marrëdhënie të mirë as me fansat e tij dhe as me gazetarët. I çuditshëm ky djalë.

Share With:
Translate »
700 Views