Ajola shtatzënë, kjo foto na ëmbëlsoi ditën

Pothuajse para një viti Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj u bënë prindër për herë të parë me një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë Kajan. Çifti është treguar shumë i rezervuar dhe shumë rrallë kanë postuar foto me të birin.

Ditën e sotme, duke qenë se per pak javë Kajan do të festojë 1 vjetorin, Ajola është bërë nostalgjike për periudhën e pritjes së ëmbël. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto të muajve më parë ku shihet e veshur me një fustan lejla dhe me një nur shtatzënie që ja jep barku i rrumbullakosur.

‘Një vit më parë’, ka shkruar Ajola krah fotos duke na kujtuar të gjithëve se koha vërtetë sikur fluturon aq shpejt ikën. Kujtojmë se para pak ditësh çifti i famshëm u fotografuan teksa ishin së bashku me djalin në një shëtitje në Tiranë.

Share With:
Translate »
1481 Views