Aksident gjatë garës me makina kart, ndërron jetë 40-vjeçari në arenën e Shijakut

jë ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Pjesës, Shijak, tek Arena Kartin Albania 3.

Gjatë garave me mjete sportive, janë përplasur dy automjete dhe si pasojë e përplasjes ka humbur jetën njëri prej drejtuesve shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Fier.

“Në fshatin Pjesës, Shijak, tek Arena Kartin Albania 3, gjatë garave me mjete sportive, janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën njëri prej drejtuesve shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Fier.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share With:
Translate »
99 Views