Aksident i rëndë në Prishtinë, humb jetën foshnja 6-muajshe

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në Makoc të Prishtinës, ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e aksidentit ka vdekur një foshnje gjashtëmuajsh.

Në këtë aksident janë lënduar tre fëmijë tjerë dhe ngasësja.

“Fsh. Makoc, Prishtinë, 15.08.2021 – 15:54. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës i dyshuari mashkull dhe viktima femër kosovarë. Si pasojë e aksidentit një foshnje gjashtë muajsh ka ndërruar jetë, ndërsa ngasësja dhe tre fëmijë të tjerë janë lënduar”.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa trupi i pa jetë iu është dorëzuar familjarëve për ceremoni të varrimit.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Share With:
Translate »
146 Views