Aksident në Durrës, plagoset shoferi dhe fëmija i tij

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin Xhavzotaj-Rrashbull, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve janë lënduar dy  persona. Poicia njofton se është plagosur drejtuesi i mjetit tip Benz dhe fëmja i tij që ndodhej pasagjer.

“Më datë 07.11.2021, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Xhavzotaj-Rrashbull, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. K., është përplasur me mjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. B.,

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit F. K., me pasagjer fëmijën e tij, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Share With:
Translate »
136 Views