Aksident në Korçë, gjyshja me “Jeep” humb kontrollin dhe del nga rruga! Përfundon në spital me nipin dhe mbesën

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë – Ersekë. Në afërsi të fshatit Kamenicë, drejtuesja 52-vjeçare ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Jeep” dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar lehtë 3 persona, drejtuesja e mjetit dhe dy të mitur, ku sipas policisë janë nipi dhe mbesa i saj.

Korçë/Informacion paraprak:

Më datë 03.07.2023, rreth orës 18:15, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Kamenicë, Korçë, shtetasja H. K., rreth 52 vjeçe, banuese në fshatin Starje, Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesja shtetasja H. K.(gjyshja) dhe dy shtetas të mitur, pasagjerë në mjet (nipi dhe mbesa e drejtueses), të cilët ndodhen në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.

Share With:
Translate »
81 Views