Aksidenti i merr jetën familjes, vdes babai, nëna dhe fëmijët

Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident i rëndë në Tiranë që i ka marrë jetën katër personave nga e njëjta familje. Aksidenti tragjik  ka ndodhur në aksin rrugorë Elbasan-Tiranë, kur shtetasi me iniciale A.A ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga duke u përplasur me bordurën.

Të vdekur kanë mbetur burri së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tyre, ndërsa sipas ‘Panorama’ drejtuesi i mjetit që ishte dhëndri i familjes është transportuar direkt në spital.

Ndërkohë aktualisht grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Share With:
Translate »
617 Views