Aksidentohen me makinë këngëtaret nënë e bijë, Shkurte dhe Gresa Behluli
Janë përfshirë në një aksident me makinë dy këngëtaret e njohura e muzikës popullore kosovare, Shkurte Fejza dhe e bija Gresa Behluli.
Makina me të cilën udhëtonin është përplasur me një tjetër në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Mësohet se makina pon drejtohej nga Gresa, por fatmirësisht nuk janë lënduar, por kanë pësuar vetëm dëme materiale të automjetit, siç duket edhe nga foto të gazetës Blic.