Familja dhe karriera, ja si arrin t’i menaxhojë Sara Hoxha të dyja

Familja dhe karriera, dy gjëra tepër të rëndësishme por të ndryshme nga njëra-tjetra ku gjithsecila prej tyre do kohën dhe përkushtimin e vet.

Sara Hoxha, trashëgimtarja e dytë në krye të Top Channel, ka folur më tepër rreth jetës së saj private dhe profesionale.

Nisur nga jeta private ajo tregon se nuk është aspak e lodhshme të jesh nënë e 3 fëmijëve, përkundrazi me suportin që merr dhe me sa shumë dashuri e bën atë përkujdesje, çdo gjë për të është më e thjeshtë.

E pyetur pse në asnjë moment nuk e nxjer fytyrën e fëmijëve të saj ajo shprehet: Nuk më duket se është vendi im për ta bërë këtë. Ndoshta një ditë do ta bëj. Është përgjegjësia ime t’i mbroj dhe t’i ruaj nga sa më shumë dëm që të mundem. Një ditë kur të rriten le të vendosin vetë.

E përsa i përket vështirësisë më të madhe që ajo ka në jetë është të mos pasurit mundësi të ndaj sukseset e jetës së saj me babain, Dritan Hoxhën, i cili ka ndërruar jetë kohë më parë.

Ndërsa për Lorin, gjysmën e saj më të mirë ajo ka thënë vetëm kaq: E patrembur, e pandalshme dhe inspiruese!

E përsa i përket jetës së saj profesionale Sara thotë: Nuk ka ‘unë’ në televizion. Televizioni i mirë bëhet nga skuadra. Mund të jesh më i zgjuari më i talentuari, por nëse nuk funksionojnë të gjitha hallkat nuk ja del dot!

Share With:
Translate »
89 Views