Aktivistja Greta Thunberg frymëzon Alanën e Rudina Xhungës

Pitilushja nuk është më e vogël. Tani është 6 vjeçe, e njeh mirë anglishten dhe e ka kuptuar rëndësinë e mjedisit dhe mbrojtjes së tij, jo vetëm nga këshillat e mamit, babit dhe mësueses, por edhe nga aktivistja Greta Thunberg. Alana ka lexuar në anglisht librin e Greta-s dhe ka premtuar të zezë mbi të bardhë se do mbrojë pemët, do kursejë ujin, energjinë dhe do shmangë sa të mundet plastikën.

Kjo nuk është herë e parë që Alana shfaq interes në tema të tilla. Kujtojmë se ca kohë më parë, bashkë me kushërirën e saj kritikonin fletëpalosjen e krijuar nga prerja e pemëve e që synonte të ndërgjegjësonte njerëzit për mbrojtjen e mjedisit.

Share With:
Translate »
395 Views