Çiftet e reja nuk birësojnë më fëmijë, por kafshë!

Numri i  çifteve që vendosin të mos kenë fëmijë po shtohet dita-ditës. Përtej problemeve shëndetësore, për shumë partnerë kjo është një zgjedhje. Ky është rasti i Lisa Rochow dhe Cameron Wheeler, të cilët kanë vendosur që në familjen e tyre të vogël, të birësojnë disa qen.

“Ndjehem sikur do hiqja dorë nga shumë gjëra nëse do bëhesha prind. Kushton shumë kohë dhe para”, thotë Cameron. “Ndaj ne kemi vendosur që të birësojmë disa qen, pasi jemi shumë të dhënë pas kafshëve shtëpiake”. Ata gatuajë për to, i festojnë ditëlindjet i nxjerrin shëtitje dhe kujdesen në maksimum.

Ky fenomen, po përhapet me shpejtësi kryesisht në Amerikë. Çiftet e reja kanë frikë nga përgjegjësitë për të lindur një fëmijë, ndaj shumë prej tyre vendosin të birësojnë kafshë dhe të kujdesen për to.

Share With:
Translate »
414 Views