Aktori i ‘3 metri sopra il cielo’ do të bëhet baba. Kush është gruaja që i ka rrëmbyer zemrën?

Të gjithëve na kujtohet aktori protagonist që luante rolin e Step në filmin e famshëm “Tre metri sopra il cielo”. Kush nuk u dashurua me sytë e Riccardo Scamarcio dhe kush nuk ëndërronte për të?!

16 vite pas filmit italian që fiksoi të gjithë adoleshentët, sytë e Riccardo Scamarcio mbeten po të njëjtët dhe ai ka ndryshuar shumë pak. Sot, ai është 41 vjeç dhe do të bëhet baba për herë të parë.

Në gusht pritet që aktori dhe partnerja e tij, Angharad Wood të mirëpresin bebin, që sipas mediave italiane, është një vajzë. Wood, është një menaxhere angleze që punon në botën e spektaklit. Ajo është 46 vjeçe dhe ka një vajzë nga një marrëdhënie e mëparshme.

Përveç pritjes së ëmbël, mediat raportojnë edhe se Riccardo dhe Angharad mund të jenë martuar në mënyrë sekrete dhe unaza në gishtin e saj flet vetë.

Epo, shumë urime për çiftin e ri!

Share With:



125 Views