Aktori i famshëm bëhet gjysh për herë të parë: Ndihem i plotësuar

Christian De Sica i cili në moshën 71-vjeçare u bë gjysh për herë të parë nuk e fsheh dot gëzimin.

Aktori i famshëm italian ka ndarë në rrjetet sociale foto me mbesën e tij, Biankën, vetëm pak ditëshe, teksa shkruan se ndihet i plotësuar.

“Ideja për t’u bërë gjysh ka pak ndikim tek unë, por është e drejtë. Mendoj se ekzistenca dhe familja ime, për të cilën jam mirënjohës dhe falënderoj Zotin çdo mëngjes ndërsa hap sytë, po pasurohen. Ndjej se jeta vazhdon, se ajo që kam mbjellë dhe kultivuar do të vazhdojë edhe përmes Biankës. Do të doja ta mësoja që të ndjehet e lirë të kërkojë rrugën e saj dhe të ndjekë zemrën e saj”, thotë Christian De Sica.

Ai u bë gjysh falë vajzës së tij 35-vjeçare, Maria Rosa De Sica.

Share With:
Translate »
26 Views