Pallati i cakton një detyrë Princit Louis në kurorëzimin e mbretit, Kate dhe William të shqetësuar a do ia dalë

Princi William dhe Kate Middleton thuhet se janë të shqetësuar dhe dyshohet se janë në një mosmarrëveshje me zyrtarët e pallatit për rolin e djalit të tyre Princit George në kurorëzimin e mbretit Charles. Ceremonia do të mbahet në maj.

Eksperti mbretëror Tom Quinn i tha Express UK, për Sky News, “Kam dëgjuar nga kontaktet e mia se ka një grindje që po ndodh nëse George duhet të luajë një rol më formal.”

Ai më tej tha: “Kam dëgjuar se Kate dhe William janë të shqetësuar se do të jetë shumë për George”.

Ai vazhdoi të thoshte se Princi dhe Princesha e Uellsit janë të shqetësuar për rolin e George, sepse mendojnë se djali i tyre mund të jetë ende shumë i vogël për të marrë detyra mbretërore.

Princi George është i treti në radhën e fronit. Mund t’i takojë sipas rregullave që të luajnë një rol zyrtar, por a është gati? Mjaft të kujtojmë jubileun e mbretëreshës një vit më parë ku Louis bodhi gjithë vëmendjen dhe bëri vetëm rrëmujë.

Pallati i cakton detyrë Princit Louis në kurorëzimin e mbretit,

Share With:
Translate »
69 Views