Aktori i famshëm martohet për herë të parë në moshën 57 – vjeçare për hir të fëmijëve

Aktori Hugh Grant është zyrtarisht një burrë i martuar!

57-vjeçari u martua për herë të parë me producenten e televizionit suedez Anna Eberstein në Londër të premten.

Çifti e bëri marrëdhënien zyrtare në Zyrën e Regjistrimit të Chelsean dhe dasma u bë  vetëm disa ditë pasi Grant dhe Eberstein njoftuan se ishin fejuar dhe pasi sollën në jetë fëmijën e tyre të tretë, në mars të këtij viti.

Ish e dashura e Grant,Elizabeth Hurley,me të cilën ai ka një marrëdhënie të afërt, zbuloi se ai edhe pse i ka lindur të gjithë fëmijët pas 50 viteve , ai është një baba i këndshëm dhe i ëmbël, pasi fëmijët e kanë transformuar atë nga një person shumë të trishtuar në një person të këndshëm.

Grant dhe Eberstein mirëpritën fëmijën e tyre të parë, John Mungo Grant, në shtator 2012.

Pas një ndarje të shkurtër, ata u pajtuan dhe mirëpritën fëmijën e tyre të dytë, vajzën, emri i të cilës  nuk është thënë kurrë, në dhjetor 2015.

“Jam bërë më i mirë”- tha Grant për “Weekly” në 2015 pasi u bë baba.

Në atë kohë, ai gjithashtu tha se nuk e shihte veten të martuar në të ardhmen.

“Ok, mbase për fëmijët, por dyshoj” – tha ai për martesën në atë kohë.

Natyrisht, ai ndryshoi mendje për martesën dhe sot është i martuar.

Share With:
Translate »
679 Views