Pse amerikanët s’po bëjnë më fëmijë? Arsyen e zbulon kjo grua me historinë e saj për Hungton

Dy javë më parë treguam për lajmin se norma e lindshmërive në Amerikë ka rënë shumë. Arsyet mund të lidhen me shumë faktorë, por Katia Hills ëshë e sigurt se historia e saj ka lidhje me arsyen më të madhe.  Ajo është një nënë 27 vjeç, e shëndetshme dhe e lumtur, por kur e pyesin se pse nuk bën një fëmijë tjetër ajo thotë se ka frikë: Kam frikë, nga ajo që kalova herën e parë, nuk mund të rrezikoj më”.

Katia i referohet punës që bënte. Para se të ngelej shtatzënë me një djalë, punonte në një kompani At&T në Elkhart Indiana. Pyunonte shumë dhe u ngrit në detyrë kohët e fundit. E adhuronte punën që bëntë duke shitur produkte kozmetike bisedave online. Referencat e saj ishin shumë të mira. Por kur menaxherët zbuluan se ishte shtatzënë lluan ndëshkimet. Nëse Hills kishte nevojë të shkonte tek doktori, apo të vonohej se i vinte për të vjellë në mëngjes, kompania i vendoste minuse dhe nëse mbledh shumë minuse do të thotë se sipas rregulloreve të kompanive, të humbasësh vendin e punës.

“Fillova të trajtohesha ndryshe. Nuk më shihnin më me admirim. Unë sapo u ngrita në detyrë dhe minuset lluan të më shtoheshin. Kur koleget e tjera vinin vonë në punë, nuk kishte asnjë minus për to. Sigurisht, nuk ishin shtatzënë. Ndjeva padrejtësi, abuzim dhe pse? Sepse isha shtatzënë”.  Sipas saj  shtatzënia duhet të jetë një gjë e bukur, dhe jo të kalosh muajt me frikë se mund të humbasësh punën.  “Kjo është arsyeja që unë kam frikë të ngelem sërish shtatzënë”. TIP

 

Share With:
Translate »
783 Views