Aktori i njohur i Hollivudit bëhet baba për herë të dytë!

Katherine Schwarzenegger, 30 vjeç, ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me aktorin Chris Pratt, 41 vjeç.

Vëllai i Katherine, Patrick konfirmoi lajmin e bukur për ET të dielën, ndërsa ishte në një treg në Santa Barbara, CA.

“Ata ia dolën shumë mirë – i kam marrë asaj edhe një dhuratë të vogël”, tha aktori 26-vjeçar, i cili ishte mbajtur një pako me një fjongo rozë për motrën.

Patrick nuk e zbuloi gjininë e foshnjës ose datën e saktë të lindjes. E megjithatë prindërit e Katherine, Maria Shriver, 64 vjeç dhe Arnold Schwarzenegger, 73 vjeç, si dhe motrat e saj, shkuan për një vizitë në rezidencën e Katherine dhe Chris të premten.

Maria u kthye më vonë atë ditë për të kaluar pak kohë më shumë me vajzën e saj, e cila mund të ketë lindur atë ditë.

Sipas burimit të ET, Chris thuhet se është parë në një spital të zonës në Santa Monica të premten.

Shtatzënia e çiftit u konfirmua nga Maria në 1 maj, kur Pratt u shfaq si i ftuar në programin e saj në Instagram Live #HomeTogether.

“Do të kesh një tjetër anëtar të bukur të familjes”, tha Shriver për Pratt në atë kohë.

Chris dhe Katherine u panë për herë të parë bashkë në vitin 2018. Aktori është baba i një djali me ish-bashkëshorten Anna Faris, me të cilën u nda pas 8 vitesh martesë.

Share With:
Translate »
283 Views