Aktori i njohur turk, Kivanç Tatlituğ po bëhet baba për herë të parë

Aktori i njohur turk, Kivanç Tatlituğ dhe Başak Dizer, po bëhen prindër për herë të parë.

Ky lajm është bërë i ditur nga mediat turke dhe sipas tyre thuhet se partnerja e aktorit është 3-muajshe shtatzënë.

Ndërkohë nuk dihet ende gjinia e fëmijës së çiftit.

Kujtojmë se Kivanç Tatlituğ dhe stilistja u martuan në një ceremoni të thjeshtë në Paris 5 vite më parë.

Qershorin e kaluar u pretendua se Başak Dizer ishte shtatzënë. Nga ana tjetër, Dizer mohoi pretendimin e shtatzënisë duke iu përgjigjur një postimi në Instagram ku një mik e uronte.

“Unë nuk jam shtatzënë. Është një lajm i gabuar që bëhet rregullisht çdo vit”, tha ajo.

Share With:
Translate »
146 Views