Këta janë faktorët që ndikojnë në rënien e flokëve pas lindjes te gratë

Humbja e flokëve pas lindjes është e zakonshme dhe e rëndësishme të theksohet se nuk është një gjendje e përhershme.

E tërë ky shqetësim vjen si rrjedhojë e gjendjen suaj hormonale shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.

“Në tremujorin tuaj të tretë, nivelet tuaja të estrogjenit janë gjashtë herë më të larta se normalja.”

“Si estrogjeni ashtu edhe progesteroni (i cili gjithashtu rritet gjatë shtatzënisë) mbështesin rritjen e flokëve dhe ulin rënien duke i mbajtur flokët në një fazë të vazhdueshme anagjene”, tha Dr.Yates.

Përveç rritjes së hormoneve gjatë shtatzënisë, ndryshimet e përgjithshme të stilit të jetesës mund të ndikojnë në flokun tuaj.

“Shumica e grave shtatzëna përjetojnë flokë më të mira gjatë shtatzënisë ndoshta për shkak të vitaminave prenatale dhe ushqimit më të mirë në përgjithësi, si dhe një stili jetese më të shëndetshëm”, thotë Kavita Mariëalla, dermatologe.

Sipas Dr.Mariwalla kjo gjendje ndryshe njihet si telogen effluvium dhe vjen si rezultat i stresit që shkaktohet nga lindja e fëmijës.

Share With:
Translate »
25 Views