Aktorja 42-vjeçare, që pret fëmijën e saj të parë
Eva Longoria dhe Jose “Pepe” Baston presin fëmijën e tyre të parë së bashku. Aktorja 42-vjeçare është 4-muajshe shtatzënë me fëmijën e biznesmenit 49-vjeçar, sipas “Us Weekly”. Lajmi i bukur nuk mbaron me kaq, pasi sipas burimeve të medias, çifti i lumtur po pret një djalë. Baston ka tashmë tre fëmijë, vajzën 22-vjeçare Natalia dhe binjakët 14-vjeçarë Mariana dhe Jose, me ish-gruan Natalia Esperon.

Fatkeqësisht, djali i tyre Sebastian vdiq tragjikisht pas lindjes në vitin 2003. Eva mund ketë dhënë ndonjë shenjë për shtatzëninë e saj në eventin e L’Oreal, “Women Of Worth”, që u mbajt në Paris më 6 dhjetor. Një burim tha se, aktorja prekte barkun ndërkohë që pozonte në foto.