Gjërat duken shumë serioze, pas spitalit, mamaja e Selenës çudit me veprimin e radhës
Gjërat nuk janë aspak mirë në familjen e Selena Gomez. Ndryshe nga mamaja e Justin Bieber, prindërit e këngëtares janë shprehur hapur që nuk janë aspak dakord me ribashkimin e çiftit. Pak ditë më parë mësuam se pas një debati nënë e bijë, mamaja e Selena Gomez u dërgua në spital, e ndërsa gjërat duken më serioze. Gjendja shëndetësore e saj është e mirë, por duket se ata kanë vendosur që të mos e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram. Çfarë paradoksi! Selena është mbretëresha e Instagramit: këngëtarja që numëron më shumë ndjekës në të gjithë botën, por atë nuk e ndjek nëna e saj. Sipas TMZ, familja e 25-vjeçares i është betuar se nuk do ta falin kurrë nëse ajo do të pranojë Justin, pas ndarjes së ndërlikuar të çiftit në vitin 2014. Po i njëjti burim i tha TMZ, se familja e këngëtares ka vendosur që t’i qëndrojë larg vajzës, për aq kohë sa ajo të qëndrojë krah këngëtarit kanadez. Selena ndodhet në një situatë të vështirë…askush s’do donte të ishte në vendin e saj.
