Aktorja e njohur: Ka një jave që nuk kam asnjë informacion për djalin tim

Ju kujtohet aktorja e njohur spanjolle Ninel Conde, e cila ka luajtur rolin e Alma Rey mamasë së Robertës? Ajo së fundmi është duke lënë pas karrierën e saj për tu përqendruar tek gjyqet për marrjen e kujdestarisë së djalit të saj 3 vjeçar Emmanuele. Shkak për këtë skandal është bërë bashkëshorti i aktores i cili refuzon t’i kthejë fëmijën.

“Si mundet një nënë të qëndrojë një javë pa folur dhe pa pasur asnjë informacion për të birin e saj? Djali im ka probleme me frymëmarrjen dhe ka nevojë për mjekim tani, unë duhet të di gjendjen e tij,”- ka treguar aktorja për mediat spanjolle teksa shihet e përlotur.

Ninel ka dy fëmijë, një vajzë 20 vjeç nga martesa e saj e parë dhe djalin Emmanuel nga martesa me Giovanni Medina.

Share With:
Translate »
813 Views