“Nuk dua të largohem”, 5-vjeçari shpërthen në lot kur e kupton se nuk do jetojë me nënën e tij

Momenti emocionues kur një djalë 5-vjeçar ka shpërthyer në lot pasi zbuloi se në të ardhmen duhej të diltë nga shtëpia e nënës së tij.

Caitlin Fladager, 23 vjeç, nga Abbotsford, British Columbia, Kanada, ndau videon e djalit të saj Jack në “Instagram”.

Caitlin, e cila është gjithashtu nënë e Arianës, shtatë vjeç, i tha se nuk do largohet tani shpejt, por kur ai të rritej. Djali nuk i mbajti dot lotët pas mendimit se do largohej nga shtëpia.

Nëna e pyet djalin pse po qan dhe ai shprehet: “Sepse nuk dua të shkoj jashtë”, dhe ajo e siguron se nuk do largohet nga shtëpia për një kohë të gjatë.

Jack fërkon sytë ndërsa fillon të qajë përsëri dhe Caitlin i jep dorën, duke i thënë atij se gjithmonë do të jetë ‘djali i saj i vogël ’.

Ai thotë se dëshiron të jetojë me Caitlin përgjithmonë, i jep dorën dhe ndalon të qajë.

Caitlin u shpreh në Instagram: “Jack dhe unë po shikonim një shfaqje në TV. Ai pyeti se pse ky personazh nuk jeton më në shtëpi me mamanë e tij. Kështu që unë u përpoqa t’i shpjegoja se njerëzit zakonisht largohen nga shtëpia e nënës së tyre kur plaken.”

 

Share With:
Translate »
999 Views