Aktorja e njohur turke nënë për herë të parë, na mrekulloi me fotot e shtatzënisë

Aktorja turke, Xhevahir Turan është në pritje të ëmbël. Xhevahir u bë e njohur në Shqipëri vitin e kaluar me rolin e saj “Ezgi” në serialin “Pavarësisht dashurisë” që u transmetua në Tring.

Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë Xhevahir me fotot e postuara në Instagram ku po i mban fansat të përditësuar me informacione mbi shtatzëninë.

Në postimin e fundit ajo tregon sa kile ka shtuar dhe çfarë po ha gjatë kësaj periudhe në pritje të ëmbël. “Përshëndetje të gjithëve. Si fillim dua t’ju falenderoj të gjithëve për urimet dhe sugjerimet gjatë kësaj periudhe. Po marr shënime për çdo sugjerim që më jepni. Tani po i përgjigjem pyetjeve që marr më shpesh. Kam shtuar 17 kile, nuk i kam lyer flokët gjatë shtatzënisë, vetëm i kam prerë pak, po përdor kremra dhe vajra për bebe, po pi shumë ujë, ju uroj gjithë të mirat”, shkruan aktorja, bën të ditur Xing.al.

Xhevahir ka organizuar edhe një festë për vajzën që do sjelli në jetë e madje në një foto të mrekullueshme ku shfaqet krah bashkëshortit ajo ka zbuluar emrin e vogëlushes.

Çifti ka vendosur ta quajë vajzën Aya Bella.

Më poshtë ju sjellim disa foto të aktores gjatë pritjes së ëmbël.

Share With:
Translate »
715 Views