Aktorja rrëfen historinë e emrit të së bijës: U vendos gabimisht

Aktorja amerikane Rumer Willis habiti jo pak lexuesin amerikan teksa zbuloi një detaj nga jeta e saj familjare për revistën amerikane “People”.

Dhe “zbulimi” i saj kishte të bënte me rrëfimin e historisë së vendosjes së emrit të vajzës së saj, Louetta, e cila erdhi në jetë në 18 prill të këtij viti.

Rumer Willis rrëfen historinë e emrit të së bijës: U

35-vjeçarja rrëfeu se emri i së bijës ishte një përzgjedhje e rastësishme mes saj dhe partnerit Derek Richard Thomas.

Ajo tha se fillimisht kishin menduar t’ia vendosnin Loretta, por nga një gabim i shtypit ia vendosën emrin Louetta.

“Ne po mendonim për emrin Loretta dhe ishte një gabim shtypi. Babai i saj dhe unë po dërgonim mesazhe, dhe ai la “R”-në nga Loretta, dhe mbeti vetëm Louetta”, shpjegoi ajo.

“Pastaj thashë: “Oh, e pëlqej atë!” Ndjej sikur ishte një nga ato lloj momentesh të ndërhyrjes hyjnore në univers dhe ne e kuptuam atë në fakt shumë herët në shtatzëninë time”, përfundoi dhe sqarimin rreth emrit rastësor të së bijës.

Rumer Willis rrëfen historinë e emrit të së bijës: U

Share With:
Translate »
77 Views