Kosovë/ Kjo është gruaja që vdiq gjatë heqjes së dhëmbit, la pas katër fëmijë të mitur

Një vdekje e rëndë ka ndodhur dje në Malishevë ku një grua 35 vjeçare ka ndërruar jetë pasi që është paraqitur për ta hequr një dhëmb në një klinikë privat në Malishevë.

Asaj i ishte komplikuar gjendja shëndetësore për çka ishte dërguar në QKUK, ku kishte ndërruar jetë.

Sic mëson Gazeta10 bëhet fjalë për qytetaren Leonora Shala nga fshati Ngucat i Malishevës e cila  jetonte në Itali dhe në Kosovë kishte ardhur për pushime me familje. Ajo ka lënë pas katër fëmijë të mitur, një djalë dhe tri vajza.

Share With:
Translate »
164 Views