Aktorja rrëfen se dikur nuk donte të bënte fëmijë. Tani është nënë e dy vajzave

Ky është rasti që vërteton se kur gjen të duhurin, jeta jote ndryshon. Për Eva Mendes, Ryan Gosling i ndryshoi të gjithë kurbën e jetës. Ashtu sic tha edhe ajo për herë të parë në një intervistë në radion ‘Nova 96.9’, nëna e dy fëmijëve nuk kishte dashur më herët që të lindte.

Aktorja hollivudiane rrëfen se dikur nuk donte të bënte

“Kurrë nuk kam dashur të kem fëmijë derisa rashë në dashuri me Ryan dhe disi ka funksionuar që në moshën 40 vjeçare të kisha fëmijën tim të parë,” tha aktorja 46-vjeçare.

Aktorja hollivudiane rrëfen se dikur nuk donte të bënte

Aktorja tregon se ka qenë gjithmonë e përqendruar në karrierën e saj, por kur u njoh me aktorin Gosling, 39 vjeç, Mendes ndjeu se gjithçka po funksiononte.

“Isha 42 vjeçe kur linda fëmijën e dytë, kam pasur një karrierë dhe pastaj ndryshova fokusin tim për t’u përqendruar tek familja”, tha ajo.

Aktorja hollivudiane rrëfen se dikur nuk donte të bënte

Ajo është nënë e dy vajzave Esmeralda, 6 vjeç dhe Amada, 4 vjece, ndërsa e pyetur nëse do t’i rikthehet aktrimit, Mendes u përgjigj:

Aktorja hollivudiane rrëfen se dikur nuk donte të bënte

“Po mendoj të kthehem patjetër. Tani që fëmijët janë rritur, dua të kthehem në punë, por me të vërtetë ndihem sikur nuk dua kurrë të dërgoj mesazhin e gabuar tek nënat e reja. Nuk është karriera ose fëmijët. Nuk duhet zgjedhur, por unë kisha nevojë të përkushtohesha”.

Aktorja hollivudiane rrëfen se dikur nuk donte të bënte

Share With:
Translate »
276 Views