“Ushqeje fëmijën me gji në kohën e lirë”, nëna studente revoltohet nga kërkesa e mësuesit gjatë mësimit online

Një studente në Shtetet e Bashkuara, Marcella Mares, ka marrë një email nga shokët e klases se mësuesi i tyre, Hung Hua i ka detyruar ata që gjatë mësimit online të mbajmë mikrofonat  dhe kamerat hapur.

Vetëm kështu ata do të mund të kishin kreditet e mjaftueshme për të marrë një note kaluese.

Mares, e cila është nënë e një vajze të vogël, duke mos ditur si të sillet gjatë gjidhënies, i shkroi një email profesorit ku i shpjegoi se do i duhet ta fikte ndonjëherë kamerën për të ushqyerë fëmijën e saj me gji.

Por, përgjigja e mësuesit ishte mjaft e ashpër: “Këto nuk janë gjëra që duhen bërë gjatë orës së mësimit, mund ti bëni në kohën e lirë.”

Mares preferoi që mos i përgjigjej emailit të profesorit dhe u fut në mësim.

Gjatë mësimit profesori ju referua emailit që i kishte dërguar asaj duke thënë se: “Kam marrë këtë email të çuditshëm nga një studente që më tha se duhet të bënte gjëra të papërshktatshme gjatë orës së mësimit. Ju djem duhet të kuptoni që tani keni përparësi dhe duhet të lini mënjanë të gjitha shpërqëndrimet tuaja dhe ti kushtoni vëmendjen orës së mësimit tim”.

Nëna e re tha se ndihej totalisht e pamotivuar dhe e lënduar që një qënie njerëzore mund të thoshte ato gjëra për mua dhe foshnjën time.

“Jam ndjerë kaq e poshtëruar. Por, pastaj kuptova se ai duhej të poshtërohej. Ai më diskriminoi mua dhe njerëzit e tjerë duke folur për shpërqëndrimet. Fëmijët nuk janë telefona inteligjentë ose televizorë”- tha ajo.

Vajza në Facebook gjithashtu publikoi pamjet ku ushqente fëmijën me gji dhe në të njëjtën kohë vazhdonte të ndiqte mësimin.

Disa ditë më vonë ajo mori një email faljeje, duke e siguruar që mund të ushqejë me gji vajzën e saj në çdo kohë dhe të fikë kamerën e internetit.

“Nënat që ushqejnë me gji dhe të gjitha nënat në përgjithësi që përpiqen të ndërthurin shkollën, punën dhe një fëmijë duhet të ndihmohen, jo të futen në një cep dhe të poshtërohen” – shkroi Mares në rrjetet e tij sociale.

Unë e dua vajzën time dhe e vë shëndetin e saj mbi gjithçka ose këdo, në çdo ditë të javës”– shton ajo.

Share With:
Translate »
494 Views