Aktorja thotë se ishte partneri ai që e zbuloi shtatzëninë, edhe para se ta dinte vetë ajo

Aktorja Keke Palmer është shtatzënë (në rast se nuk e dinit) dhe lajmin e mori vesh përmes partnerit të saj. Gjithmonë ndodh që nëna e merr vesh e para, por në rastin e Keke-s, ishte partneri ai që e kuptoi se prisnin një bebush.

Keke tha se fillimisht u ndje keq dhe mendoi të bënte një test shtatzënie, i cili doli negativ. Kështu, ajo doli për darkë me një mikeshë, vendosi të pinte pak alkool dhe të kënaqej, kur fiks në momentin e duhur, partneri i saj, Darius Jackson, i dërgoi një mesazh: “Ku e more këtë?” dhe në mesazh ishte edhe fotoja e testit të shtatzënisë, këtë herë pozitiv.

Keke shpjegoi se e bëri testin, por nuk është se priti gjatë për rezultatin, sepse kishte gjëra për të bërë. Pas mesazhit të partnerit, bëri disa teste të tjera dhe të gjithë dolën pozitivë! Pra, ishte e sigurt! Aktorja priste një fëmijë.

“Pa dyshim, shtatzënia ishte e planifikuar”, tha Keke dhe tha se tashmë e kanë zgjedhur edhe emrin e bebushit, por për momentin është sekret.

Gjithsesi, rrjedh nga historia e njerëzve me ngjyrë në Amerikë. “Duam një emër të thjeshtë, nuk do të jetë shumë unik. Nuk do të jetë Stone (Gur) apo Sand (Rërë), por lidhet me natyrën”, saktësoi ajo.

Presim emrin tani. Rrofsh Keke që na zgjove kureshtjen!

Share With:
Translate »
27 Views