Vdekja e 34 vjeçares në Elbasan, mjeku Gjevori : Punonte prostitutë, kishte bërë edhe aborte të tjera

34-vjeçarja Etleva Çullhaj ka humbur jetën pasditen e djeshme në maternitetin e Elbasanit, disa orë pasi kreu një abort. Pas kësaj, policia procedoi penalisht dy mjekë të maternitetit, Arben Paralloi, 56 vjeç dhe Behar Gjevori, 60 vjeç.

Panorama TV ka siguruar dëshminë e mjeku reanimator, Behar Gjevori i cili u procedua penalisht nga policia pas ngjarjes së rëndë.

Pas anestezisë, mjeku shprehet se 34-vjeçarja iu nënshtrua edhe kontrollit me eko, ku ka rezultuar se ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjevori tregon se pas kësaj, mjeku është larguar.

Share With:
Translate »
78 Views