Alarm kombëtar… Rriten vdekjet në vend, ndërsa lindjet pësojnë rënie!

Megjithë faktin se një pjesë e foshnjeve që lindin jashtë territorit tonë, regjistrohen në Shqipëri për të përfituar bonusin e bebeve, përsëri sipas raportit të INSTAT, lindshmëria natyrale në tërësi në Shqipëri, ka pësuar shumë ulje në 9-mijorin e vitit 2020, krahasuar me një vit më parë.

Në raportin e INSTAT, gjatë 9-mujorit të këtij viti, në të gjithë vendin janë regjistruar në maternitete 19 mijë e 636 foshnja, por sipas burimeve nga Ministria e Financave 10% e tyre jetojnë jashtë vendit.

Edhe pse megjithë këtë trend, numri i foshnjave të regjistruara në regjistrin e gjendjes civile ishte 0.5% më i ulët se një vit më parë.

Pasi qeveria vendosi të aplikojë bonusin e lindjeve, shumë fëmijë që jetojnë në vendet të tjera por që u lejohet shtetësia e dyfishtë, regjistruan fëmijët në Shqipëri për të përfituar shpërblimin.

Numri i vdekjeve në rritje

Numri i vdekjeve ndërkohë është rritur me shpejtësi në tremujorin e tretë, teksa Shqipëria hyri në valën e dytë të koronavirusit.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, në tremujorin e tretë 2020 u shënuan gjithsej 6,294 vdekje, me një rritje prej 25.7% në të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Bazuar në raport INSTAT, në tremujorin e tretë të këtij viti kanë humbur jetën 6,294 persona, nga 5,006 në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sakaq në total janë shënuar 1,288 vdekje më shumë. Kjo rritje sugjeron se jetët e humbura nga koronavirusi mund të jenë shumë më të larta sesa raportohen deri tani (Zyrtarisht deri më tani raportohen 590 të vdekur nga koronavirusi, por këto janë raportimet vetëm  për ata që humbin jetën në spital dhe janë diagnostikuar me Covid-19).

Ndërkohë të dhënat historike kanë treguar se tremujori i tretë 2020 ka shënuar një nivel rekord vdekjesh të paktën që prej vitit 2011, kur raportohen të dhënat nga INSTAT

Share With:
Translate »
304 Views