Alarmante, fruthi po përhapet me shpejtësi, rritet numri i fëmijëve të prekur

Institutit i Shëndetit Publik raporton për 23 raste të prekur nga fruthi, fëmijë dhe një adult të cilët vijojnë trajtimin në QSUT.

Numri vijon të rritet pasi fruthi përhapet në ritme të shpejta ndaj autoritet shëndetësore e vënë theksin në vaksinimin e fëmijëve në moshën 1 vjeç me MMR.

Shpërthimi i rasteve të para dhe thirrjet e bërë nga ISHP shërbyen si ndërgjegjësim që prindërit të vaksinojnë fëmijët e tyre. Në javën që lamë, në 7 ditë janë vaksinuar 400 fëmijë. Ndërkohë mjekët në çerdhet po rikontrollojnë kartelat mjekësore nëse ka fëmijë të pavaksinuar.

Kartela mjekësore ku është dhe ky vërtetim i vaksinës me vulat përkatëse të mjekëve e përshkrimi i konsultuorëve është dokumenti i parë bazë i pranimit në çerdhe.

Klodiana Shehu: “Herë pas herë të bëjmë këtë rikontrollin e dokumentacionit, rikontrollin e vërtetimit të vaksinave të fëmijëve edhe çdo fëmijë që e ka mbushur moshën përkatëse për ta bërë atë vaksinë, flasim për vaksinën e MMR-së që bëhet 1 vjeç është njoftuar prindi, përgjegjësja e çerdhes edhe edukatorja e grupit në të cilën ai fëmijë bën pjesë.”

Autritet shëndësore ngritën grupet e punës në çdo institucion edukues dhe arsimor për të parë nëse ka fëmijë të pavaksinuar. Pavarësisht se kanë kaluar disa ditë, ende nuk ka të dhëna nëse sesa fëmijë të përjashtuar me qëllim rivaksimin e tyre nga institucionet publike dhe jo publike.

Share With:
Translate »
751 Views