Alban Kondi bëhet baba për herë të dytë, partnerja zbulon emrin dhe portretin e bebushit
Këngëtari Alban Kondi dhe bashkëshortja e tij, Eneida Zalli janë bërë prindër për herë të dytë. Ditën e djeshme ka ardhur në jetë djali i tyre.
Eneida ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku ka zbuluar portretin dhe emrin e vogëlushit. “Të dashuroj Blin Kondi”, shkruan Eneida.
Çifti i cili është bashkë prej 15 vjetësh, ka edhe një djalë tjetër më të madh, Floranin. Rreth një muaj më parë, gjatë intervistës në “Rudina” në Tv Klan, ata shprehën dëshirën për një familje të madhe dhe për të pasur një vajzë.
View this post on Instagram