Albani dhe Bieta tregojnë për herë të parë fytyrën e djalit
Albani dhe Bieta kanë zgjuar kureshtjen e të gjithëve duke na e mbajtur të fshehtë fytyrën e djalit, por duket se nuk rezistuan më. Në një shëtitje familjare në sheshin Skënderbej i cili pritet të inagurohet nesër, ata kanë shkrepur foton e parë, ndoshta për të ruajtur traditën e fotove të shkrepura në atë vend nga fëmijëria e tyre. Vogëlushi Kroi Art duket shumë i qetë ndërsa fle në krahët e mami Bietës që është kthyer shumë shpejt në super formë.