Albatrit Muqiqi ndanë portretin e lumtur familjar në ditëlindjen e binjakëve

Sot (16 janar) tre vite më parë, në familjen Muqiqi pati dy gëzime njëherish.

Këngëtari Albatrit Muqiqi dhe bashkëshortja e tij Egzona u bënë prindër për herë të dytë të dy binjakëve, një djali dhe një vajze,

Elia dhe Eraldi, sot festojnë ditëlindjen e tyre të tretë dhe prindërit e shënuan këtë ditë me urime të veçanta duke u ndjerë të bekuar.

Familja e kompletuar kanë realizuar një foto sesion unik në këtë ditë freste, që më pas e kanë ndarë në llogaritë e tyre në Instagram.

“Urime ditëlindjen shpirtat e babit Elia & Erald”, ka qenë urimi nga babai Albatritt nën foton e portretit familjar të publikuar në InstaStory.

Share With:
Translate »
135 Views