Albëria uron Anxhelinën me fjalë emocionuese dhe zbulon surprizën e madhe

Anxhelina mbush sot 25 vjeçe dhe duket se ka zgjedhur ta festojë në Shqipëri.

Pavarësisht se ende nuk dihen detaje nga festimet e saj, ato që nuk kanë munguar janë urimet e të afërmve apo miqve.

Një urim shumë të veçantë, këngëtarja e mori nga e ëma, Albëria Hadërgjonaj, e cila ndër të tjera i uron sukses në rikthimin e saj në muzikë.

“Anxhelina, më bekoi Zoti me ty, jeta e mamit. Urime ditëlindjen shpirt. Këtë vit të uroj me zemër të shkëlqesh me muzikën tënde që punove aq shumë! Mezi pres. Edhe 100 vite te lumtura e me shendet. Te don mami shume”, ka shkruar Albëria.

Ajo ka paralajmëruar prej kohësh rikthimin e saj në muzikë, por projekti i saj i ri ende nuk është publikuar.

Share With:
Translate »
634 Views