Albëries i janë rritur vetëm vajzat se vetë duket njësoj si 20 vite më parë

Këngëtarja e mirënjohur Albërie Hadërgjonaj, prej vitesh është pjesë e skenave shqiptare me këngë që janë shndërruar menjëherë në hite. Edhe pse një grua në karrierë Albëria duket se është kujdesur shumë për dy vajzat e saj, Agnesën dhe Anxhelinën.

Në postimet e vazhdueshme në rrjetet sociale, edhe vajzat por edhe vetë Albëria e shpreh dashurinë e madhe që ka për dy vajzat e saj.

Sot Anxhelina ka publikuar një foto të 20 viteve më parë, ku ajo shfaqet me të ëmën dhe motrën. Si një treshe e pandarë, vajzat edhe atëherë ishin mjaft simaptike.

Albëria nga ana tjetër, na duket si vera, sa më shumë kohë të kalojë ajo bëhet akoma edhe më e mirë.

Share With:
Translate »
714 Views