Bebet që ushqehen me gji, më pak të stresuar kur rriten

Fëmijët që nuk ushqehen me qumësht gjiri, kur rriten janë më të ndejshëm ndaj efekteve negative të stresit: më pak të zotë të reagojnë dhe të përballojnë situata stresuese. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të kryer te mbi 9.000 fëmijë, pjesë e “British Cohort Study”, i cili që prej vitit 1970 monitoron rregullisht një kampion të popullatës britanike që nga lindja. Studimi është publikuar në “Archives of Disease in Childhood”, dhe është punuar mbi faktorët potencial stresues me të cilat ishin përballuar fëmijët që nga fëmijëria deri në moshën 10 vjeçare. Kështu është parë se të vegjlit më të rrezikuar nga ankthi dhe stresi ishin ata që i kishin prindërit të ndarë ose të divorcuar. Por, është zbuluar se fëmijët që ushqeheshin me gji ishin më pak ankthioz se bashkëmoshatarët e rritur me biberon. Në veçanti, në rastet e divorceve të prindërve, fëmijët e ushqyer me qumësht gjiri ishin 2 herë më të rrezikuar për të pësuar ankth, në krahasim me ata që rriteshin me biberon, të cilët rrezikonin 9 herë më shumë. Një rezultat ky që bind më tepër rreth efektit dobiprurës së qumështi të gjirit. Sipas mjekëve, kjo mënyrë ushqyerjeje mund të bëhet “spiune” e ndryshimeve në sjelljen e nënave dhe familjes, që ka një rol në formimin e të voglit dhe përballimin e ankthit. Studiuesit citojnë dhe studime të tjera, sipas të cilave kontakti fizik mes nënës dhe fëmijës në ditët e para të jetës mund të ndikojë në zhvillimin e rrjetave nervore dhe hormonale, që përfshihen në përballimin
e stresit.

Share With:
Translate »
798 Views